Bëhuni gati/ Ju prêt një javë shpërthyese. Ja çfarë parashikojnë yjet për datat 1-7 mars

0

Dashi: Më në fund, ka ardhur momenti të shpërbleheni. Venusi kalon në sektorin e të ardhurave duke ju ndihmuar të gjeni burime të ndryshme fitimesh gjatë ditës së mërkurë. Ky është shpërblimi për punën e madhe. Tani bëjini qejfin vetes. Bashkimi i Diellit dhe Neptunit gjatë ditës së diel do të nxitë kreativitetin. Këtë herë do të ëndërroni me zë të lartë.

Demi: Këshilla më e mirë për të gjithë të lindurit e shenjës së Demit është të ndihen mirë me veten dhe ta pranojnë atë 100 për qind. Kjo javë do të jetë e mirë dhe frytdhënëse. Venusi kalon edhe në shenjën tuaj të mërkurën dhe shumë do të marrosen pas jush. Ky është momenti më i mirë për të bërë një ndryshim, qoftë në shtëpi apo në shoqëri.

Binjakët: Të dashur Binjakë, keni nisur rrugën me hapa galopantë dhe po kaloni sprova të mëdha në jetën tuaj. Gjëja më e rëndësishme këtë javë është puna, ku ju do të shkëlqeni këtë javë. Pozitivitetin në jetën profesionale përcilleni edhe në jetën personale. Miqtë dhe kolegët mund të përfitojnë shumë nga stili juaj drejtues këtë javë.

Gaforrja: Inteligjenca juaj emocionale është diçka që ju pengon në shumë raste, por këtë javë ndoshta do t’ju ndihmojë të kuptoni diçka të rëndësishme. Gjatë ditës së premte, Venusi dhe Plutoni do të ndryshojnë mënyrën se si i shikoni ju marrëdhëniet. Jeni shumë seriozë në angazhimet tuaja, por ndonjëherë është më mirë të ndiqni instinktin dhe kaq.

Luani: Ka ardhur koha të përvishni mëngët dhe t’i futeni punës. Këtë javë do të ndizni të katërt motorët. Venusi do të bëjë mrekulli në karrierën tuaj, sidomos ditën e mërkurë. Bashkimi i Diellit dhe Neptunit do të krijojë atmosferën e duhur për një të diel romantike me partnerin tuaj.

Virgjëresha: Ju jeni gjithmonë të zënë, por shumë të zënë. Ejani në vete dhe mos harroni se puna nuk është gjithçka dhe keni nevojë për më shumë se kaq për t’u ndier mirë. Kushtojini kohë vetes, kaloni mbrëmjet me miqtë. Një arrati e vogël mund t’ju bëjë shumë mirë.

Peshorja: Për të lindurit në shenjën e Peshores, viti 2020 ka qenë plot me udhëtime. E dimë që kohët janë të vështirë dhe të rrezikshme, por ju prapë jeni duke planifikuar se ku do ta kaloni verën. Ku i duhet, në këto udhëtime mund të gjeni edhe dashurinë. Ne shohim romancën në të ardhmen tuaj.

Akrepi: Të dashur Akrepa, moti po ngrohet dhe po kështu edhe jeta juaj sentimentale. Muaj të nxehtë ju presin. Java do të jetë kryesisht e fokusuar te partneri. Ditë të qeta në punë dhe në rutinën tuaj nuk do ndryshojë gjë. Pa rënë në sy, do të zgjidhni dy-tri probleme që ju kanë bezdisur.

Shigjetari: Shigjetarë, Venusi do të kalojë edhe në shenjën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të përqendroheni. Por, jo te karriera juaj, por te jeta sentimentale. Ju jeni ata që u dhuroni energji të tjerëve, pasi keni zemër të madhe, por brenda zemrës gjeni vend edhe për veten.

Bricjapi: Një javë e shkëlqyer ju pret. Venusi do t’ju ndihmojë të keni më siguri në vetvete duke ju dhënë mundësinë të transformoni fushën tuaj krijuese. Edhe pse jeni të ndrojtur, kuraja juaj do t’i çojë gjërat në një tjetër nivel këtë javë.

Ujori: Ne nuk e dimë arsyen, por Ujorët vazhdojnë janë ende më të favorizuarit në fushën e të ardhurave. Keni nevojë për një shtëpi, një punë dhe një partner të mirë që të ndiheni të përmbushur. Nuk kënaqeni me pak dhe ndoshta këtë javë i arrini. Një shtëpi është në plan të parë.

Peshqit: Këtë javë do të tregoheni më të guximshëm. Të lindurit në këtë shenjë janë ndër njerëzit më praktikë, por edhe ata që përdorin mburoja për të mos u lënduar. Si mund të argëtoheni kështu? Këtë javë çlirohuni paksa dhe do të kuptoni se përshtypja që lini te të tjerët nuk ka edhe aq rëndësi.

Artikulli i mëparshëmEdhe pse është një ndër vendet më pak të prekura nga koronavirusi, sapo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme/ Çfarë po ndodh në Finlandë
Artikulli i radhësParashikimi “bombë” i Alfred Cakos: Rama po përgatitet për t’u larguar nga politika! Ja kush e merr drejtimin e Partisë Socialiste