Duma takim me ish-të përndjekurit në Rrogozhinë: Shqipëria udhëhiqet nga një njeri që nuk njeh fenë dhe Atdheun

0

Koordinatorja e Partisë Demokratike Grida Duma u takua me ish-të përndjekur politikë në Gos të Rrogozhinës.

Duma u shpreh se vuajtjet që ish-të përndjekurit kanë pësuar duhet t’i dëgjojnë të rinjtë, ndërsa lëshoi një mesazh për kundërshtarët politikë, që sipas saj duhet të harrojnë se me lekët dhe vuajtjet e shqiptarëve do të blejnë pushtet për të qenë shushunjat e njerëzve.

“Ne themi se “Frikacaku të vret”. Origjina e kësaj shtrese është fisnikëria, falja dhe bujaria”, tha një prej të ish- persekutuarve.

“Unë kam punuar aq shumë, murator, s’ma jepte njeri shkollën, as fëmijëve të mi jo, të gjithë mbetën pa shkollë. Unë kam marr dhe gruan durrsake, kam punuar në Durrës gjithë jetën, kam bërë 30 pallate në Durrës me kontribut vullnetar”, tha një ish i përndjekur.

Duma theksoi se janë burra të mençur që vuajtja i ka falur peshën e fjalës. “Ata që kanë vuajtur më shumë, pikërisht ata dinë të falin më shumë”, tha ajo.

Duma tha se “Kush njeh sakrificat dhe dhimbjet e vjen nga një familje e mirë fisnikërohet e bëhet më  bujar dhe patriot. Historia është e dhimbshme, Shqipëria udhëhiqet nga një njeri që nuk njeh fenë e Atdheun. Prandaj nuk marrim vëmendje se kemi këtë. Më 25 Prill vjen ndryshimi dhe dhimbja e viteve të shkuara do të lehtësohet nga një e ardhme me shpresë. Shqiperia fiton me 25 Prill. Pavarësisht mbështetjes financiare që ne kemi ndërmend ta shumëfishojmë pas 25 prillit, unë e di që kjo nuk e lan sakrificën e jetës. Edhe fakti që disa e kanë marrë, disa nuk e kanë marrë, e di shumë mirë që sado që do japim mbështetje financiare të vërtetë nuk është se do lajmë sakrificën e vuajtje dhe dhimbjeve, historisë, e gjithçkaje që keni pësuar ju dhe familjet tuaja.

Dhimbjet duhet t’i dëgjojnë më shumë ata të rinj që të kuptojnë ca qëndron në tabanët e këtij vendi për tu bërë vend me një njerëzillik së pari. Në këto 8 vite ajo ndihet është një qeverisje çnjerëzore, ta harrojnë që me lekët e shqiptarëve, me vuajtjet e shqiptarëve, këto do blejnë pushtetin për të qenë shushunjat e njerëzve. Ta harrojnë këtë histori. Unë e di që futen skutave, dalin natën si hiena, përdorin mjete nga ndihma ekonomike që e kanë copë-copë, te asistenca, te kempi, te tërmeti, dhe ta harrojnë”, tha Duma.

Artikulli i mëparshëmSherr mes të rinjve në Tiranë, goditën 21-vjeçarin, në kërkim dy persona
Artikulli i radhësKrujë/ Mjeti i marrë me qira merr flakë, policia jep detaje e para