Një festë buzë detit me të dashurën dhe miqtë më të ngushtë, tortë verdhekuqe dhe tullumbace. Nuk do të kishte asgjë të keqe, nëse nuk do të ishte që në këtë periudhë grumbullimet (madje edhe në mabjent të hapur) nuk janë situata ideale. Kjo është arsyeja pse imazhet e ditëlindjes së Bruno Peres nuk janë saktësisht më të mirat për t’u parë në këto javë pandemike. Kërcime, dolli, buzëqeshje dhe të qeshura për 31 vitet e mbrojtësit brazilian, të gjitha të organizuara nga e dashura e tij dhe të postuara në Instagram. Situata, në teori, ishte nën kontroll sepse Bruno Peres tashmë e ka kaluar Covid dhe të ftuarit i janë nënshtruar një tamponi parandalues para drekës.
Por në këtë rast nuk hyn vetëm Covid. Imazhet e festës janë kontroverse me momentin e Romës dhe me tifozët e zhgënjyer pas ngjarjeve të ditëve të fundit: së pari lamtumira e projektin Tor di Valle, pastaj humbja kundër Milanit. Dhe duke parë një lojtar të buzëqeshë e të ngre dolli kështu, edhe pse ishte ditëlindje, shumë tifozëve nuk i ka pëlqyer.