Gjykata e Kukësit rikthen në burg këngëtaren e njohur Fjolla Morina.
Trupi gjykues ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se Morina e shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur.
Ndryshimi i masës së sigurisë u bë në mungesë të këngëtares.
Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak ditë më parë.
Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi, dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte të paktën deri në seancën e radhës.