Akuzat për korrupsion dhe pastrim parash/ Enkelejda Hoxha dhe Edvin Priftin dalin sot përpara gjykatës

0
Akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Nis seanca gjyqësore për Enkelejda Hoxhën dhe Edvin Priftin

Ka nisur seanca gjyqësore në apelin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha, mjekut Edvin Prifti, sekretares Manuela Mallkuci, avokatit Aldo Tabaku dhe 6 personave te tjerë. Këta shtetas akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash.

Këta shtetas apeluan vendimin e shakllës së pare, ku më 14 shkurt  Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi ndaj tyre masat e sigurimit arrest në burg.

Përpara gjykatës në apel kanë dalë Enkeleida Hoxha, gjyqtare, Aldo Tabaku, avokat, Manuela Mallakuçi, sekretare, Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko-ligjor, Sajmir Petani, i dënuari për vrasje që do të lirohej, Bledar Petani, vëllai i të dënuarit, si dhe Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi.

Prokuroria kërkon që të lihet në fuqi vendimi i shkalles së parë, për masën arrest me burg.

Artikulli i mëparshëmDurrës, vijon vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç/ Bino: Ka më shumë burra se gra
Artikulli i radhësMediu në Gjykatën Kushtuetese/ Rama po tenton të krijojë karantinë për opozitën