Lulzim Basha zbuloi gjatë një takimi me banorë të Njësisë 4 në Tiranë se ka një plan konkret për të gjithë qytetarët që kalë kaluar Covid-in në shtëpi.
Deklarata e Bashës erdhi si përgjigje ndaj një zonje që tregonte se ishte zhytur në borxhe për t’u shëruar nga Covid-19 në shtëpi.
Basha nuk dha detaje për planin.
“Pandemia ka dalë jashtë kontrollit se këta nuk kanë marrë asnjë masë. Njësoj si ty, të gjithë ata që e kanë kaluar në shtëpi janë zhytur në borxhe.
Duhet të bëhemi bashkë dhe në 25 prill t’i japim fund. Ne po bëjmë gati një plan që të gjithë ata që e kanë kaluar covidin dhe që janë detyruar të zhyten në borxhe të kenë ndihmën që ky nuk ia ka dhënë. Lekët tuaja i ka ruajtur për veten e tij. Ne kemi një plan konkret dhe nuk do ju lemë në baltë. Nuk do ju zhgënjejmë”, u shpreh Basha.