Ngjarje e rëndë në Fier/ Burri humb jetën pasi bie nga kati i pestë i pallatit. Ja dyshimet e para të policisë

0
Ngjarje e rëndë në Fier/ Burri bie nga kati i pestë i

Një 56-vjeçar në Fier dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte dhe ka humbur jetën. Sipas policisë, viktima kishte probleme të shëndetit mendor.

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen ‘Kryengritja’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P.Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Artikulli i mëparshëmReagon Fjolla Morina pas vendimit të gjykatë me arrest me burg
Artikulli i radhësVarianti brazilian i COVID-19 më ngjitësi, dyshohet se prek edhe ata që janë vaksinuar