Pamje nga kampet e “ferrit” në Siri/ Po vijohet puna për riatdhesimin e shqiptarëve të ngelur aty

0

Vijon operacioni i nisur për kthimin e grave dhe fëmijëve shqiptarë të bllokuar në kampet e “ferrit” në Siri. Në një video të publikuar nga ‘Report Tv’, shihen forcat e armatosura që hyjnë në kamp.

Besohet se në kampet Al Hold dhe Al Roj, ndodhen mbi 50 gra dhe fëmijë, në pritje të kthimit në atdhe. Mes tyre, është edhe Eva Dumani, motra e Endri Dumanit, e cila e refuzio disa muaj më parë të kthehej në shqipëri, e ndikuar dhe nga mundësia e procedimit penal në vendin tonë.

Konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban, Mark Ghorayeb, luajti një rol vendimtar në riatdhesimin e Floresha Rashës dhe fëmijëve të saj, që gjendeshin në kampin famëkeq. Ghorayeb ka njoftuar se ata janë duke punuar çdo ditë për rikthimin e gjithë shqiptarëve që ndodhen ende në këtë kamp.

Kujtojmë se disa ditë më parë Ministri i Punëve të Brendshme zhivlloi një vizitë në Liban, me fokus riatdhesimin e shqiptarëve të ngelur në territoret që kontrollohen nga forca të ndryshme të armatosura, pas shkatërimit të ISIS.

Artikulli i mëparshëmTregjet në pritje të takimit të OPEC+ që zhvillohet të enjten. Bursa për datën 2 Mars 2021
Artikulli i radhësAksidenti me 2 viktima në moshë të re në Vlorë, arrest me burg për shoferin