Qytetarët do të përgatiten me një pasaportë vaksnimi, që do t’i japë mundësinë të udhëtojnë jashtë vendit.
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me fokus ekonominë tha se janë duke u përgatitur për atë që vendet e botës mund ta vendosin si kusht për udhëtimin, pasaportën e vaksinimit.
“Ne disponojmë një sistem që garanton transparencë dhe kemi krijuar pasaportën dixhitale të vaksinimit duke u parapërgatitur për mundësinë që vaksinimi mund të kthehet një kusht për udhëtim jashtë vendit nga të tjerët”, tha ndër të tjera Rama.