Reagon Fjolla Morina pas vendimit të gjykatë me arrest me burg

0

Ndërkohë që Fjolla Morina ndodhet ende në arrati, Gjykata e Kukësit ndryshoi ditën e sotme masën e sigurisë ndaj saj. Në mungesë të këngëtares, gjykata vendosi ta ndryshonte masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Ky vendim u mor, pasi këngëtarja vendosi të braktiste shtëpinë në Kukës ku duhej të kalonte izolimin dhe u arratis në drejtim të paditur.

Ndërkohë pasi ky lajm bëri xhiron e mediave ditën e sotme, duket se Fjolla Morina nuk është shqetësuar aspak. Këngëtarja ka ndarë së fundmi në Instagram disa video, në të cilat shfaqet përkrah një mikeshe dhe partnerit të saj, Fisnik Syla. Nga pamjet e publikuara këngëtarja duket shumë e qetë, teksa vazhdon të shijojë jetën e saj në arrati. Edhe më herët ajo ka publikuar foto të saj dhe është parë të lëvizë me të afërmit në Kosovë, pa u shqetësuar aspak për faktin që policia vazhdon të jetë në kërkim të saj.

Artikulli i mëparshëmPamjet e saj duke rrahur barbarisht pastruesen tronditën rrjetin/ Merret vendimi i menjëhershën për ambasadoren (VIDEO)
Artikulli i radhësNgjarje e rëndë në Fier/ Burri humb jetën pasi bie nga kati i pestë i pallatit. Ja dyshimet e para të policisë