Çfarë po ndodh në Buckingham Palace? Fillon hetimin ndaj dukeshës Meghan Markle

0
Çfarë po ndodh? Pallati mbretëror në Angli fillon hetimin

Pallati Buckingham po fillon një hetim mbi pretendimet se Meghan Markle ngacmonte ndihmësit mbretëror. Dukesha e Sussex është akuzuar për bullizëm dhe presion psikologjik ndaj dy punonjësve të pallatit mbretëror.
Ky hetim vjen, menjëherë pasi ‘The Times’ publikoi pretendimet e ngritura nga dy punonjësit e pallatit mbretëror. Një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha:

‘Ne jemi të shqetësuar për akuzat në ‘The Times’ pas pretendimeve të bëra nga ish-stafi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex. Prandaj, ekipi ynë do të shqyrtojë rrethanat e përshkruara në artikull. Familja Mbretërore ka një politikë të Dinjitetit në Punë për disa vite dhe nuk toleron dhe nuk do të tolerojë ngacmimet në vendin e punës”, tha zëdhënësi i Buckingam.

Meghan tha se ‘Times’ është duke u përdorur nga Pallati Buckingham për të shitur një narrativë krejtësisht të rreme bazuar në keqinformim mashtrues dhe të dëmshëm ‘në lidhje me trajtimin e saj ndaj stafit, pasi ish-ndihmësit e akuzuan atë për ‘ngacmime emocionale dhe manipulim’, duke i detyruar ato të lënë punën me lot në sy.

Avokatët e saj thanë se ish-aktorja ishte ‘trishtuar nga ky sulm i fundit ndaj figurës të saj, veçanërisht si dikush që ka qenë objektiv i ngacmimit dhe është thellësisht e përkushtuar për të mbështetur ata që kanë përjetuar dhimbje dhe trauma.

Artikulli i mëparshëmGreqi/ Banorët në zonat më të goditura nga tërmeti, e kalojnë natën në qiell të hapur
Artikulli i radhësSekretari i shtetit në SHBA/ Fjalimi i parë: Rreziku më i madh është Kina