Në një intervistë në emisionin ”Rreze Dielli” astrologia Meri Gjini bëri parashikimin e yjeve për muajin Mars.
Ajo u shpreh se pritet të jetë një muaj i mbarë, i cili do të na sjellë ndryshime qoftë edhe në perceptim por sidomos në pritshmëritë që kemi e sidomos në nevojën që kemi të gjithë për të lëvizur. Këtë muaj shenjat e zjarrit dhe ajrit duket se janë më të favorizuarat por edhe shenjat e tokës dhe të ujit do të gjejnë plot mundësira për t’ia dalë mbanë.
Parashikimi i horoskopit për 12 shenjat :
Dashi- Do të jetë shenja që do të ketë mundësira shpejt e shpejt të shijojë këtë fillimin e 2021 përsa i përket levizjeve praktike,ekonomike dhe profesionale, iniciativave të reja. Ndërkohë që në pjesën e parë ka pak vështirësi do të jetë më shumë emotive dhe kjo e bën pak të vështirë t’i shprehin ekzaktësisht mendimet, emocionet. Ndërsa do të duhet të tregojë kujdes me këto ftohjet e ndryshimit të temperaturave deri në datën 20.
Demi- Në diskutim e sipër do të tregohen shumë këmbëngulës për mendimet dhe opinionet e tyre. Nga an tjetër ata që kanë përballë disa do e durojnë presionin disa jo.Ata që do e durojnë janë në anën e tyre ndërsa ata që nuk e durojnë është koha për të ndryshuar.
Binjakët- Marsi do ta bëjë shumë internsive periudhën tek kjo shenjë. Kanë tre vjet që përpiqen që të kenë një burim të dytë, të kenë një punë të dytë dhe bëhet e prekshme pavarësisht se do të jetë ngarkesë. Në fakt është i zhurmshëm, është me ngarkesë, është i lodhshëm fizikisht por do ta shijojnë shumë sepse do të kenë mundësira që të jenë jashtë shtëpie me shumë se deri tani. Kujdesi i muajit është vetëm që të mos mbivlerësojnë asnjë , sa më racional në vlerësimin e njerëzve që do të ndeshen këtë muaj apo dhe me ata që do të punojnë, mbivlerësimi sjell vetëm zhgënjim.
Gaforrja- Është erosi dhe dashuria ajo që do të mbizotërojë ngjyrat e muajit Mars. Ndërsa ajo që mund t’I vështirësojë pak është shumë pak kujdes apo cfarë kanë për të përfunduar apo për të zgjidhur me cështjet e fizikut e para dhe e dyta do të duhet që të jenë pak më gjakftohtë në çfarëdolloj gjëje që mund të ndodhi në ambientet e tyre. Pra, kanë tendenca për të pasur të papritura apo për të ndryshuar apo frika se mos më ndryshojnë strukturat.Pra ka një pasiguri në atë cfarë ndodh rreth e qark në pjesën e punës por të jenë të sigurtë që gjërat do të vazhdojnë në formën më të drejtë të mundshme.
Luanët- Paqartësia dhe dilemat në fakt, është e sgiurtë që ajo që duan është shtimi I ritmit të punës. Ajo që duan është përmirësimi I mënyrës se si funksion pjesa profesionale e tyre por edhe karriera. Disa mund të marrin shkëlqimin maksimal disa mund të ndjehen që përmriësimi është i vogël akoma.
Virgjëresha- Do të jetë e privilegjuara e muajit përsa i përket vlerësimit që do të marr dhe mënyrën se si do e shohin. Pra kanë një tendencë shumë të fortë që vetja e tyre qoftë e parë në sytë e tyre, qoftë e para dhe nga sytë e botës do të ketë një pamje shumë të mirë, një vlerësim shumë të drejtë dhe një gjykim më shumë pozitiv si për kohën, si për momentin, që do të thotë ose do të vlerësohen maksmalisht nga njerëzit përsa i përket asaj që përfaqësojnë, jo vetëm pamja. Pra, deri në datën 19 do të merremi dhe me pjesën që të gjejmë kohë për veten dhe të clodhemi dhe nga data 19, 20 të marrim shportë të madhe e të fillojmë të ndërtojmë.
Peshorja- Nuk ka më vend për t’u marr me pjesën emocionale. Duhet të dali prioritet pjesa e projektimit profesional dhe disa mund të kenë edhe përgjegjësira të mira dhe vlerësime të drejta përsa i përket karrierës së tyre, mbas datës 19-20. Do të kenë mundësi të gjykohen shumë më drejtë për atë cfarë përfaqësojnë profesionalisht. Karriera është prioritet, disa do të buzëqeshin, gjatë 10 ditëshit të parë do të buzëqeshin konketisht, duke nisur nga data 20 dhe në vazhdimësi ndërkohë që pjesa tjetër do të duhet të merret shumë shumë pak dhe me zgjerimin e imazhit të tyre. Ti bëjnë marketing vetes. Pjesa e parë e muajit është shumë e mirë që të arrijnë maksimunin e tyre.
Akrepat- Familja është kryefjala e muajit, dashuria, njerëzit që bashkëpunojnë kjo do të jetë ngjyrosja por edhe e përditshmja nuk është se ka axhenda dicka shumë të rëndësishme në përjashtim të këmbimit ekonomik që duhet të jetë prioritet në pjesën e parë të muajit, deri nga data 19 nëse kanë për të përmbyllur detyrime ekonomike si për të marrë, si për të dhënë, do të ishte mirë që ti vendosnin prioritet deri nga data 20.
Shigjetari- Nevoja për lëzivje, për ndryshim është shumë e madhe, nuk ka rëndësi se cfarë ndryshimi qoftë looku, arredimi I shtëpisë dicka do të bëjnë do të merren me ndryshime të vogla apo të mëdhaja. Disa nga shigjetarët dhe do të lëvizin, dhe do të udhëtojnë megjithatë do të kenë një shije të lëvizjes të udhëtimit për marsin e këtij viti Optimizëm edhe për xhepin e tyre.
Bricjapët- Duhet të jetë I kujdeshëm me tonacionet, megjithatë Bricjapi ka një periudhë të paktën 20 ditëshin e parë shumë të mirë, për të treguar dominancën, për të treguar pushtetin, për të treguar edhe pjesën e hierarkisë që zotëron në pjesën e punës. Ndërsa përsa i përket produktivitetit ka mundësira dhe për produkt final, por njëkohësisht edhe për atë produktin e bukur për t’I vendosur pak ngjyrë. Do të merren me gjëra që kanë të bëjnë me largimin e vetes nga impenjimet dhe detyrimet e të përditshmes.
Ujori- Ky muaj sjell lehtësimin e pjesës ekonomike. Nga ana tjetër do të nxjerrin një tendencë shumë të fortë për të larguar mërzitjen që kanë kaluar, të harxhojë lekë, për argëtim, jo për gjëra që I rezistojnë kohës. Gjeni forma me më pak shpenzime për t’u gëzuar.
Peshqit- Ata që merren me kreativitetin e kanë një periudhë shumë kreative, shumë prodhuese ndërsa përsa I përket cështjeve të lekur ka një formë optimizmi por nuk di se si do ta menaxhojnë. pra nga njëra anë optimizmi është prezent por nga ana tjetër racionaliteti tërheq të kundërtën. Gjtihesesi lëvzijet për ndryshim do të jenë të mira.