Tragjedi brenda familjes/ Babai vret vajzën e tij me 20 plumba! Zbardhet arsyeja e krimit makabër

0
Tragjike, krim brenda familjes/ Babai vret vajzën e tij me 20 plumba dhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku babai ka vrarë vajzën e tij duke i përplasur makinën, pasi vajza refuzoi të tregojë se ku ndodhej nëna e saj.

Mustafa Ali Yilmaz, 69-vjeç, përplasi veturën e të bijës në Balikesir të Turqisë, që e nxori nga vetura duke i kërkuar që ta di se ku gjendej ish-gruaja e tij.

28-vjeçarja Gulnur Yilmas kishte refuzuar t’i përgjigjet babait, i cili e qëlloi atë me armë 20 herë, ku 11 prej plumbave e prekën në kokë.

Menjëherë ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por arratisja e tij nuk kishte zgjatur shumë pasi ekipet e policisë e kishin vënë në pranga 69-vjeçarin.

Ai tani do të përballet me akuzën për vrasje ku dhe pritet të merret masa burgim të përjetshëm.

Është bërë e ditur se e ëma e viktimës, Gulden Yilmas ishte shkurorëzuar nga Yilmas në janar të vitit të kaluar. Gjatë seancës dëgjimore në Balikesir, Yilmaz ka deklaruar se mendërisht nuk është i qëndrueshëm.

Artikulli i mëparshëmKontrabandistët të pamëshirshëm hedhin në det emigrantët, raportohen 20 viktima
Artikulli i radhësRrjeti shpërthen me ironi pas ftesës së Ramës për mjeken Najada Çomo