UEFA ka zyrtarizuar se ndeshja e kthimit mes Liverpoolit dhe RB Leipzig do të zhvillohet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.
“Ndeshja e dytë mes Liverpoolit dhe RB Leipzig do të zhvillohet në Budapest, Hungari”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Ky ndryshim i vendit vjen shkaku i rregullave të vendosura nga shtetet e ndryshme europiane në lidhje me COVID-19.
Liverpool dhe RB Leipzig janë kundërshtar në fazën e 1/8-tës të Champions Leagues dhe ndeshja e parë e zhvilluar mes tyre u mbyll me fitoren 2-0 të “Reds”.