Artan Hoxha bën denoncim e fortë: Nuk i kam parë kaq trima këta të FSHF-së në…

0
Artan Hoxha publikon video që po shpërndahet me shpejtësi dhe ka

Gazetari investigativ, Artan Hoxha tergon vazhdimisht përmes postimeve në rrjete sociale se është një tifoz i zjarrtë i futbollit.

Në mesjavë Dinamo mposhti Veleçikun, ndërkohë që në pushim të ndeshjes ka patur një debat të delegatit të ndeshjes, Bujar Pregja, dhe administratorit të bluve, Ermal Barushit.

Gazetari Hoxha, ka publikuar një video nga momenti i debatit, ndërkohë që në rrjetet sociale ai shkruan se zyrtarët e FSHF nuk janë aq trima në Ballsh, Laç apo në fushën ku luan Kastrioti.

“Meqe sot eshte e shtune dhe ka ndeshje futbolli… Shikoni presionin, që vëzhguesit e FSHF-se, i bejne stafit të Dinamos, pse presidenti i skuadres, italiani Pontreli, tentoi te zbrese në fushë, në pushim të takimit, për te takuar lojtarët e  tij.

Dhe Dinamo ishte skuader pritëse… Imagjinoni çfarë i bëjnë, kur luan jashtë fushe ne Burrel, Peshkopi etj… Nuk i kam parë kaq trima, keta të FSHF-së, në Laç, Ballsh apo kur, luan Kastrioti…”, shkruan Hoxha.

Artikulli i mëparshëmPërkeqësohet marrëdhënia me Kinën/ Qeveria amerikane lëshon alarmin për sulme të mëdha…
Artikulli i radhësSpartak Ngjela nxjerr prapaskenat dhe zbardh informacionet e fshehta: Do të ketë qeveri teknike!