Vijon gjuetia e paligjshme, plagoset me çifte mjelma për t’u balsamosur

0

Ndonëse është e ndaluar dhe e dënueshme me ligj, gjuetia e paligjshme ndaj mjelmave vijon në liqenin e Pogradecit. Punonjës të zonave të mbrojtura në qytetin juglindor bëjnë me dije se një mjelmë e plagosur me armë zjarri është konstatuar ditën e djeshme përballë komisariatit të qytetit. Ndërkohë që theksohet se pasi është kapur, mjelmën e kanë nisur në drejtim të qendrës së rehabilitimit në Divjakë.

Sipas punonësve, mjelma dyshohet se është gjuajtur me çifte. Mishi i këtyre shpendëve nuk konsumohet, ndaj dyshohet se është synuar të vritet për t’u balsamosur.

Artikulli i mëparshëmPlas sherri në mes të Bllokut/ 39-vjeçari goditet me qytën e pistoletës dhe ‘zhduket’ nga vendi i ngjarjes
Artikulli i radhësPëllumb Pipero nxjerr njoftimin urgjent: Mjeku i njohur nuk ka vdekur siç raportojnë mediat/ Po kurohet në gjendje të rëndë nga Covid në Stamboll