Vrasja e 31-vjeçarit në Vlorë, Gjykatë lë në burg një prej autorëve, ‘kyç’ gojën në seancë

0

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Hansi Andi Jonusin, një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Taulant Gjikës (alias Manaj, Beqiraj). Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, i konsideruar si një ndër prokurorët e hekurt, ka kërkuar burg pa afat për 44-vjeçarin për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim e cila është pranuar nga gjykatësi Albert Spiro.

I akuzuari ka vijuar të heshtë dhe të mos japë detaje për ngjarjen pasi dhe sot nuk ka folur në gjykatë. Dy personat e tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa Hans Jonusi dyshohet se ka qënë në rolin e shoferit në automjetin tip “Ford”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 mars në rrugën Trans-Ballkanike në Vlorë, pranë Gjykatës së Apelit në një orar me lëvizje të shumta, teksa kamerat e sigurisë së objekteve pranë filmuan gjithçka.

Viktima mëngjesin e vrasjes ka kërkuar një shumë lekësh borxh diku, si dhe ka komunikuar në telefon me autorët. Tabulatet telefonike faktojnë bisedat e zhvilluara mëngjesin e djeshëm mes viktimës dhe autorëve, të cilat kanë qenë të ashpra, me debate dhe ofendime. Ata kanë qenë miq dhe shokë me njëri-tjetrin, ndaj dhe 31-vjeçari ka ndaluar, në momentin që ata i kanë dalë para në rrugë.

Artikulli i mëparshëmE rëndë/Në pak ditë 3 viktima nga një familje në Rrëshen
Artikulli i radhës“Kam dy ditë që pres informacion për motrën”, vëllai nga Infektivi: Është 40 vjeçe, s’më ka telefonuar asnjë