Një lajm i hidhur për biznesin shqiptar, pasi ka humbur jetën themeluesi i aktivitetit “Flower Hotel & Spa” në Golem, Ahmet Çaçi. Lajmin e bën me dije në “facebook” stafi i tij, ku kanë publikuar edhe një foto me të.
Krahas fotos ata shprehen të pikëlluar nga ky lajm, teksa thonë se do e çojnë deri në fund ëndrrën e tij për turizëm elitar në Shqipëri.
Të gjithë e njohin për një sipërmarrës të zotin, njeri me vlera dhe me një shpirt të jashtëzakonshëm. Nuk bëhet me dije se cili ka qenë shkaku i ndarjes së tij nga jeta.
Shënimi i plotë në Facebook
Pafund të trishtuar për dhimbjen e thellë që na dha ndarja nga jeta e themeluesit te Floëer Hotel, Ahmet Çaçi.
Suksesi i Flower Hotel është pasqyrimi i vizionit të tij dhe ne mbetemi të vendosur të çojmë më tej ëndrrën e tij për një turizëm elitar ne Shqiperi.
Një lider i jashtëzakonshëm por mbi të gjitha njeri i jashtëzakonshëm me një shpirt të jashtëzakonshëm