Juventus përmbys Lazion: Shkëlqen Morata!

0

Juventus mposht 3-1 Lazion në javën e 26 të Serie A e shkurton momentalisht diferencën në klasifikim në – 1 nga Milan. Në Stadium, sfidën e zhbllokuan bardhekaltrit, që gjetën avantazhin me Correa (14′) në një dhuratë të Kulusevski. Torinezët barazuan me një silurë në pozicion të prirët të Rabiot në të 39′ dhe përmbysën gjithcka me dygolëshin e Morata në pjesën e dytë (57′ e 60′, me penallti).

Të martën është Porto e Pirlo në mbrëmjen e Allianz mori përgjigje, por edhe dilema, duke parë si erdhën gjërat, në mungesë të Cristiano Ronaldos, që e pa ndeshjen nga pankina. Dy episode të dyshimta në zonën bardhekaltër, një penallti (e realizuar nga Morata), një traversë e goditur nga Milinkovic: Juve-Lazio është kjo dhe shumë më tepër, në një mbrëmje që e pa skuadrën e Pirlos të përmbysë kryeqytetasit 3-1.

Shqetësuese duhet të jetë për teknikun pasimet e shumta të gabuara në konstruksionin e aksioneve nga poshtë. Ashtu si ndodhi edhe me Kulusevskin që i shërbeu kundërshtarit. Ajo që bëri pastaj Correa ishte fantastike, me driblim e goditje që nuk i lanë shanse kundërshtareve, për avantazhin e Lazios. Reagimi i bardhezinjve vjen menjëherë me Rabiot që barazoi rezultatin. Mesfushori lëshoi një të majtë të pakapshme për Reinën, duke i cuar skuadrat në pushim në ekuilibër.

Në pjesën e dytë një dygolësh i Morata zgjidhi gjithcka. Spanjolli, i mbështetur nga Chiesa gjithnjë e më në formë, dekretoi rezultatin final, duke shënuar golin e tretë në dy ndeshjet e fundit. Juventus vjen për momentin -7 nga Inter, e ka një ndeshje më shumë për të luajtur: tani bardhezinjtë i pret prova e dytë, akoma më e vështirë, kthimi i 1/8 të Champions. Nëse dëshirojnë të vazhdojnë përpara, të martën bardhezinjtë duhet të kryejnë një tjetër përmbysje, këtë herë ndaj Portos.

Artikulli i mëparshëmVaksinat ruse dhe kineze/ Ministri francez: Rrezik për unitetin e bllokut
Artikulli i radhësSurpriza/ Ibrahimovic mund të luajë kundër Kosovës në eleminatoret e botërorit