Një djalë tetë vjeçar është nxjerrë nga stomaku i një krokodili pasi ishte gëlltitur i tëri në Indonezi. Dimas Mulkan Saputra ishte duke peshkuar në një lumë me babanë e tij kur u largua nga bregu në Kalimantan Lindor, Indonezi të Mërkurën në mëngjes. Një krokodil i madh më pas tërhoqi Dimas larg ndërsa babai i djalit Subliansyah ndoqi zvarranikun.
Subliansyah grushtoi kafshën që të përpiqej ta lironte djalin e tij, por krokodili u zhyt në thellësi dhe u zhduk. Kafsha gëlltiti Dimas-in të tërë pa e përtypur fare. Krokodili u gjet të Enjten dhe trupi i Dimas u nxorr plotësisht i paprekur, por i pajetë në fshatin Muara Bengalon në Distriktin Bengalon.
Një zyrtar lokal i agjencisë së kërkimit dhe shpëtimit i njohur si Oktavianto tha se babai i fëmijës u hodh për ta ndihmuar por zvarraniku i iku. Të gjitha gjymtyrët e Dimas ishin të paprekura kur ai u nxorr nga krokodili.Oktavianto shtoi: “Ai ndoqi krokodilin dhe e goditi atë me duar, por ai nuk mund ta kapte.”