Kina, “vite drite larg” të qënurit vend prodhues i fuqisë së madhe, sipas ekspertëve

0

Kina është të paktën 30 vite larg të qënurit një vend prodhues i “fuqisë së madhe”, sipas një këshilltari qeveritar. Për shumë ekspertë, Kina është “fabrika e botës”, duke pasur parasysh se më shumë se një e treta e prodhimit global nga makinat te telefonat e ka origjinën atje.

Por, liderët e Kinës janë të shqetësuar për varësinë e madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Teknologjitë kryesore janë në duart e të tjerëve. Aftësitë themelore janë ende të dobëta. Industria prodhuese e Kinës ka bërë arritje të mëdha në vitet e fundit, por situata e të qenit e madhe, por jo e fortë dhe gjithëpërfshirëse, por jo e mirë nuk është ndryshuar thelbësisht” u shpreh Miao Wei, ish Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, prej më shumë se një dekade.

Nga ana tjetër, Kina paraqiti planin e saj ekonomik për pesë vitet e ardhshme. Ky plan ka si synim shtatë zona strategjike të konsideruara thelbësore për sigurinë kombëtare dhe përfshin informatikën kuantike, neuroshkencën dhe hapësirën ajrore.

Projekti përsërit dëshirën e Kinës për të rritur aftësinë konkurruese në zhvillimin e avionëve, robotikës dhe automjeteve.

Artikulli i mëparshëmRritet interesi për paketat e integruara por telefonia fikse në rënie
Artikulli i radhës‘Nuk ka ndere kot në politikë’, Artan Fuga tregon prapaskenat e kandidimit të Luljeta Bozos