‘Nuk ka ndere kot në politikë’, Artan Fuga tregon prapaskenat e kandidimit të Luljeta Bozos

0
‘Nuk ka ndere kot në politikë’, Artan Fuga tregon

Akademiku Artan Fuga ka reaguar për kandidimin e inxhinieres Luljeta Bozo për deputete me Partinë Socialiste. Ai thotë se kandidimi i saj ka si funksion parës, që Kuvendi do të kontrollohet qysh në sekondën e parë nga krahu socialist.

Sipas tij, nuk ka ndere kot në politikë, as simbole kot.

“Kuptojeni politikën!
Kandidimi i zonjës Bozdo, ka si funksion parësor, që qysh në momentin e parë, për shkak të moshës së saj, Kuvendi i Shqipërisë, që do të mblidhet nja tetë muaj pasi të shpërndahet tani në mars, do të kontrollohet qysh në sekondën e parë nga krahu socialist. Pavarësisht se kush do të jetë shumica e atëhershme. Nuk ka ndere kot në politikë, as simbole kot, në politikë ka funksionalizëm, as Enveri nuk e mbante kot Bab Myslymin!”, shkruan Fuga.

‘Nuk ka ndere kot në politikë’, Artan Fuga tregon
Artikulli i mëparshëmKina, “vite drite larg” të qënurit vend prodhues i fuqisë së madhe, sipas ekspertëve
Artikulli i radhësEdi Ramën po e braktisin të gjithë/ Dritan Leli refuzon ftesën për të qenë kandidat për deputet