Sherri me armë, 3 të rinj të plagosur në Rrogozhinë

0

Tre persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot në mesditë në Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj.

Të plagosur kanë mbetur 3 të rinj, dy prej tyre me armë zjarri dhe një tjetër me sende të forta. Të plagosurit, sipas News24 janë shtetasi Klajdi Lluca, 22 vjeç, i cili ka marrë plumb në këmbë, Ervin Juba, 27 vjeç dhe Jurgen Juba.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policia po heton. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërkohë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pak minuta më vonë në spital janë paraqitur edhe dy persona të tjerë, një i plagosur me armë zjarri, tjetri i lënduar me sende të forta.

Deri me tani dihet qe mes tyre ka pasur nje sherr te dhunshem, ndersa eshte arrestuar dhe autori.

Artikulli i mëparshëmBrisi e tatimeve shpjegon pse përfundoi e fundit në listën e LSI
Artikulli i radhësKënga Magjike 2021/ Kush do të jenë aktorët pjesëmarrës “Big”