Bie çmimi i grurit nga Rusia. Ndjek kuotimet referencë në botë. Pritet ngadalësim i eksporteve prej taksës

0

Çmimet e eksporit të grurit nga Rusia ranë javën e kaluar, pas 2 javëve të rritjes, ëpr shkak të rënies së çmimit në bursat e Chicagos dhe Parisit.  Gruri rus me 12.5% proteinë i ngarkuar nga portet në Detin e Zi për furnizim në muajin Mars,  kuotohej në 285 dollarë për ton (FOB) në fund të javës së kaluar, në rënie me 2 dollarë nga java e mëparshme, sipas konsulenetëve të bujqësisë.  Refinitiv theksoi se çmimt e grurit ranë me 4.5 dollarë në 283.5 dollarë për ton.

Rusia ka dyfishuar taskën e eksportit të grurit në 50 euro për ton, nga data 1 Mars.  Kompanitë presin që eksporet e grurit nga Rusia të ngadalësohen në 2 – 2.5 milionë ton në Mars, prej taksës më të lartë. Dimri i buë në Rusi ka përmirësuar ndjeshëm kushtet për të korrat e dimrit, që priteshin në rënie nga vjeshta e thatë, sipas ekspertëve. Megjithatë, ky vlerësim mund të jetë më optimist se ç’duhet dhe nuk reflekton çështjet e ngricave që janë përballur fermerët në javët e fundit.

Artikulli i mëparshëmMaqedonia e Veriut vendos masa kufizuese – Ministria e Jashtme jep njoftim për qytetarët që do të udhëtojnë drejt vendit fqinj
Artikulli i radhësPensioni privat, çdo kontribues ka mesatarisht 940 euro në llogari