Një 26 vjeçar i shpallur në kërkim për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur është vënë në prangat e policisë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur nga data 21 shkurt deri më 1 mars të këtij viti, deri ditën që e mitura ka bërë dhe denoncimin në lidhje me këtë ngjarje.
Ndër të tjera mësohet se 26 vjeçari, Orgest Merko fillimisht e ka droguar të miturën në Ersekë, më pas e ka përdhunuar në një banesë në fshatin Kamnik.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit O. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur dhe e ka detyruar atë që të përdorë lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.