FOTO/PD denoncon Ervin Bushatin: Po ndan ndihma ekonomike nga zyrat e PS

0

Drejtori i fushatës së PD-së, njëkohësisht kandidati për deputet Alfred Rushaj ka denoncuar sot kandidatin e PS-së, Ervin Bushati se po shpërndan ndihma ekonomike nga zyrat e tij.

Rushaj ka publikuar foto nga ndihmat që ka shpërndarë Bushati.

Reagimi i plotë i Alfred Rushajt:

Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së.

Është mjerane të shohësh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Kaq vlen një votë e lypur nga rilindasit?!

Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vënd të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s’dalin as për një ditë.

Kjo është fytyra e humbjes, fytyra e Rilindjes.

Shqipëria fiton me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër.

#partiademokratike

#melulzimbashën

#dega8

#fitore

#ditëmëtëmira

Artikulli i mëparshëmMeta i përgjigjet Ramës: Nuk e përdor kokainën si ty, jam luftëtar ndaj çdo politikani që e konsumon
Artikulli i radhësLufta me koronavirusin në Shqipëri! Manastirliu dhe Soreca japin njoftimin