Lufta me koronavirusin në Shqipëri! Manastirliu dhe Soreca japin njoftimin

0
Lufta me koronavirusin në Shqipëri! Manastirliu dhe Soreca japin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, u shprehën se po punohet për finalizimin e marrëveshjes, gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjes së re të skanerit të avancuar, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pjesë e paketës mbështetëse të Bashkimit Europian.

“Sfida e rradhës e të gjithëve ne është vaksina. Dhe unë jam shpresëplotë që marrëveshja me Bashkimin Europian do të finalizohet shumë shpejt. Për të vijuar për të siguruar vaksinimin edhe në vazhdim, paralel me çfarë qeveria shqiptare është duke bërë. Ne presim javën që vjen, në fillim të javës, rreth 9 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer. Qeveria shqiptare aktualisht ka parapaguar dozat për 800 mijë qytetarë, qoftë nëpërmjet instrumentit Covax, qoftë nëpërmjet kontratës direkte me Pfizer-in. Dhe po vijojmë të negociojmë për të patur kontrata të tjera. Vaksnimi është sfidë, është një proces, është një qëllim në vetvete për të përshkruar me shpejtësi kilometrin e fundit drejt fillimit të fundit të pandemisë”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë.

“Së bashku ne po negociojmë një marrëveshje, për një grant prej më shumë se 11 milion euro për vaksinat. Për pajisjet për të shpërndarë vaksinat, por gjithashtu dhe blerjen e vaksinave. Shpresoj që ta nënshkruajmë këtë marrëveshje në ditët në vijim”, shtoi ambasadori Soreca.

Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e QSUT, Ministrja Manastirliu vlerësoi mbështetjen e vendeve të Bashkimit Europian në këtë vit të pandemisë, ndërsa Soreca ka vlerësuar bluzat e bardha në Shqipëri, duke u shprehur se edhe vetë ka zgjedhur të trajtohet nga mjekët këtu.

“Kjo ishte një mbështetje e dhënë për ju, për doktorët, infermieret e Shqipërisë, që kanë qenë në këtë situatë përgjatë një viti pandemie. Dua t’ju them faleminderit në emër të Bashkimit Europian por edhe personalisht, sepse unë kam kaluar vetë Covid19. Ka qenë një përvojë e vështirë dhe jam kuruar në Shqipëri nga mjekët dhe infermierët shqiptarë. Një falenderim të veçantë kam për prof. Kalon, I cili më ka ndjekur personalisht”, tha ambasadori Soreca.

Artikulli i mëparshëmFOTO/PD denoncon Ervin Bushatin: Po ndan ndihma ekonomike nga zyrat e PS
Artikulli i radhësTre javë në intubim, humb jetën nga Covid 22 vjeçarja te Sanatoriumi