Mali i Zi ashpërson masat antiCovid, për 7 ditë mbyllen qendrat tregtare, parqet dhe kthehet mësimi online

0

Qeveria e Malit të Zi sot ka shtrënguar masat anti-COVID, në 11 qytete për shkak të rritjeve të rasteve me koronavirus. Në shtatë ditët e ardhshme, qendrat tregtare, palestrat dhe parqet do të mbyllen, ndërsa shkollat dhe fakultetet do të kthehen sërish që të bëjnë mësim online.

Sipas mediave, masat do të hyjnë në fuqi në qytetet bregdetare të Budva, Tivat, Herceg Novi, Ulqin, Cetinje, Niksic, Bar, Pluzine, Kotor, Pljevlja dhe kryeqytetin, Podgorica. Në këto komuna ndalohet puna e hotelerive si dhe ndalohet ndajla nga territori i komunës.

‘Qytetarët malazezë mund të hyjnë nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria pa test negativ PCR-je’- tha kreu i Institutit për Shëndetin Publik, Igor Galic.

Artikulli i mëparshëmKosovë/ 529 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 6 viktima
Artikulli i radhësVIDEO/ E pabesueshme! Pasi eliminoi Juventusin, ja çfarë i ndodh trajnerit të Portos