Këtë të premte me ardhjen e dozave të para të vaksinave AstraZeneca përmes mekanizimit COVAX, do të nisë vaksinimi i mësuesve. Kështu njoftoi kryeministri Edi Rama të mërkurën mbrëma teksa bëri me dije se në vendin tonë do të mbërrijnë 38 400 doza vaksine nga kjo kompani.
Por ku do të bëhet vaksinimi i mësuesve.
Ndryshe nga mjekët dhe të moshuarit që morën vaksinën në pika të ngritura vaksinimi, procesi i imunizimit për mësuesit do të bëhet pikërisht në ambientet e shkollave. Kështu njoftoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një inspektimi bashkë me kreun e qeverisë Edi Rama në Durrës.
“Me ardhjen e vaksinave AstraZeneca do të bëhet vaksinimi i mësuesve në shkolla. Jemi duke përzgjedhur infermierët që vazhdojnë trajnimin. Mbarojnë Brenda 15 Marsit. Në tërësi janë më shumë se 11 mijë mjekë dhe infermierë që e kanë kryer deri tani vaksinën”, tha ministrja.