Pronarët e cisternave të naftës dhe ndërmjetësit e anijeve do të vuajnë më shumë sesa pritej nga uljet masive të prodhimit të OPEC + pasi koalicioni befasoi tregjet e naftës dhe cisternave të enjten duke vendosur të mbajnë prodhimin e naftës në të njëjtin nivel të ulët edhe në prill.
Shkurtimet nga grupi OPEC + kishin dëmtuar tregun e cisternave të naftës gjatë fillimit të këtij viti si pasojë e uljes së disponueshmërisë së dërgesave detare nga eksportuesi kryesor i naftës në botë, Arabia Saudite, dhe rritja e numrit të cisternave të naftës në dispozicion në treg pas muajsh të tërë ku ato shërbyen si depo lundruese.
Bursa për datën 10 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 626.25 | + 1.50 |
DIESEL | 526.25 | – 6.25 |
BRENT | 66.77 | – 0.49 |
©aktualitet.al