Yuri Kim: Jam e kënaqur që KQZ do të ndalojë marrjen e celularëve në qendrat e votimit

0

Zgjedhjet e 25 prillit dhe blerja e votës kanë qenë në qendër të deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim në Elbasan.

Pas qëndrimit të saj për kandidatët dhe thirrjes për drejtuesit politikë dhe qytetarët ajo shprehu kënaqësinë për vendimin e KQZ për të ndaluar celularët në vendet e votimit.

“Jam gjithashtu e kënaqur që kam mësuar që KQZ do të ndalojë marrjen e celularëve brenda vendit të votimit. U përket autoriteteve që ta bëjnë më të vështirë shitjen dhe blerjen e votës”, tha ambasadorja e SHBA.

Ajo theksoi se pozicioni i SHBA-ve është shumë i qartë dhe bisedat e saj me liderët politikë kanë qenë shumë të hapura, teksa shprehu besim se zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme, por se nuk duhet të relaksohemi.

Artikulli i mëparshëm“Bosi” me Range Rover ia shkelit gazit, por nuk e dinte se në fund të urës e priste “surpriza” nga policia
Artikulli i radhësKosovë/ 529 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 6 viktima