Apple po shkurton prodhimin e iPhone 12 mini në gjysmën e parë të këtij viti. Prodhimi i planifikuar i modelit më të vogël të iPhone 12 thuhet se është zvogëluar me 70 % ose më shumë në gjysmën e parë të këtij viti, duke përbërë pjesën më të madhe në shkurtimin prej 20 % në prodhimin e përgjithshëm të iPhone 12.
Pavarësisht nga shkurtimet, prodhimi i iPhone është planifikuar ende të rritet në krahasim me vitin 2020. Apple thuhet se ka në plan të prodhojë 75 milion aparate celularë në gjysmën e parë të vitit dhe 230 milion telefona gjatë vitit 2021.
Raporti i Nikkei është treguesi më i fundit se Apple Mini nuk i ka përmbushur pritshëmritë dhe entuziazmin e konsumatorëve. Muajin e kaluar, Reuters raportoi mbi të dhënat e analistëve që pretendonin se shitjet e 12 Mini kishin përbërë vetëm 5% të shitjeve të smartphone të Apple në gjysmën e parë të janarit. Nikkei raporton se që nga fundi i vitit të kaluar, Mini përbënte 10 deri në 15 % të porosive të serive iPhone 12 të Apple.