Kreu i opozitës së Bashkuar Lulzim Basha është pritur në mënyrë madhështore në qytetin e Kavajës.
Siç edhe duket nga pamjet e transmetuara live në Facebook e kreut të PD, pritja ka qenë mjaft e mirë.
Për shkak të numri të madh të njerëzve të mbledhur, Basha është detyruar të ngjitet në tavanin e makinës për të përshëndetur të pranishmit.
I emocionuar nga kjo pritje e qytetarëve, që thërrisnin ‘Rama ik’, Basha ka hipur mbi makinë dhe i ka përshëndetur të gjithë mbështetësit e tij.
‘Kujdes maskat! Ju falënderoj nga zemra. Bashkë për ndryshimin. Rama ik!’ tha Basha duke iu kujtuar masat anti-Covid të mbajtjes së distancës.
‘Mbajmë pak distancë se jemi shumë afër njëri-tjetrit’, dëgjohet të thotë ai.
Basha në Kavajë do të zhvillojë një takim me sipërmarrës.