Eksportet e naftës së papërpunuar Saudite ranë vetëm pak gjatë muajit shkurt, në kontrast të plotë me shkurtimet e guximshme vullnetare të prodhimit që Mbretëria u vetofru të ndërmerrte, sipas të dhënave të PetroLogistics dhe Kpler të cituara nga Reuters.
Arabia Saudite tronditi tregjet e naftës kur vullnetarisht ofroi të ulë prodhimin me një milion fuçi shtesë në ditë, përveç kuotës që tashmë ishte angazhuar të shkurtonte si pjesë e grupimit OPEC +.
Sauditët u zotuan të vazhdojnë shkurtimet e tyre shtesë edhe gjatë muajit prill.
Por të dhënat tregojnë se angazhimi ambicioz i Arabisë Saudite për të shkurtuar një milion fuçi shtesë në ditë nuk është pasqyruar ende në eksportet e naftës. Sipas PetroLogistics, eksportet gjatë shkurtit të Arabisë Saudite ka të ngjarë të jenë vetëm 300,000 bpd më të ulta në krahasim me çfarë duhet të ishin.
Vlerësimet e Kpler janë edhe më zhgënjyese. Të dhënat e tyre tregojnë se eksportet e naftës Saudite ranë me 194,000 bpd, ndërsa inventarët vendas u zvogëluan me vetëm 119,000 bpd. Sipas Kpler, megjithatë, eksportet e Arabisë Saudite drejt fundit të Shkurtit ishin dukshëm më të ulëta se në fillim të muajit.
Ministri Saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman Al-Saud u pyet pas takimit të fundit të OPEC + javën e kaluar nëse ai dëshironte të komentonte mbi raportimet se vendi i tij nuk kishte përmbushur shkurtimet vullnetare siç kishte premtuar. Ministri i Energjisë refuzoi të përgjigjej pasi sipas tij shkurtimi me 1 milion fuci në ditë, ishte vullnetar dhe jo pjesë e ndonjë angazhimi të OPEC +, sipas Reuters, por duke shtuar gjithsesi se “ne Sauditët jemi njerëz të besueshëm”.
Ndërsa tregjet nuk po e shohin plotësisht uljen Saudite të prodhimit, e sigurtë është se po shijojnë pasojat e angazhimit Saudit, jo vetëm për të shkurtuar një milion fuçi shtesë në ditë, por edhe për ta vazhduar këtë gjë gjatë Prillit.
Çmimi i një fuçi Brent është rritur me 8 dollarë që nga shkurti dhe tani po tregtohet me më shumë se 68 dollarë për fuçi.
Bursa për datën 11 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 649.75 | + 23.50 |
DIESEL | 541.25 | + 15.00 |
©aktualitet.al