Ushtria e Izraelit është e para në botë që arrin imunitetin e tufës ndaj Covid-19. Kjo u njoftua nga gjenerali Itzik Turgeman, drejtori i logjistikës dhe teknologjisë.
“Pas 10 javësh them se ushtria jonë është e para në botë që arrin imunitetin e tufës. Janë 81% të imunizuar ose të kuruar nga infeksioni. Javën e ardhshme përqindja do të rritet mbi 85%.”,- thotë gjenerali.
Kryeshefi mjekësor, Alon Glasberg tha se imuniteti i tufës do t’i lejojë ushtarët t’i rikthehen rutinës, megjithëse atyre do t’u kërkohet të mbajnë maska, të respektojnë distancën sociale dhe të zbatojnë rregulla të tjera.