Konfirmohet prania e variantit britanik të koronavirusit në Shqipëri, ISHP jep detaje

0

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu konfirmoi sot gjatë një konference për media praninë e mutacionit të ri britanik në vendin tonë.

Manastriliu tha se pas bashkëpunimit të ISHP-së me institutin homolog të shëndetit publik në Ankara u konfirmua mutacioni i ri.

“Mutacioni britanik është detektuar. Dyshimet e arsyeshme që ekspertët tanë patën që në momentin që filloi një rritje e infektimeve tashmë është e konfirmuar nga detektimi në laborator që Shqipëria ka në qarkullim variantin e ri britanikun, të Covd-19”, tha ministrja Manastirliu.

Albana Fico: Femrat preken më shumë, meshkujt kanë më tepër fatalitete

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico tha se femrat kanë numrin më të lartë të rasteve të infektimeve dhe meshkujt numrin më të lartë të fataliteteve. “Një gjë që vijojmë ta shikojmë përgjatë gjithë pandemisë është raporti meshkuj-femra. Femrat që preken gjithmonë më shumë se meshkujt, e meshkuj që kanë më shumë fatalitete në raportin 42-48%”, tha Fico.

“Nuk është momenti për tu gëzuar dhe për tu hedhur përpjetë. Masat duhet të vijojnë se kemi vënë re që masat e ndërmarra kanë sjellë këto ndryshime që mund të jenë të vogla, por nëse bëhen të qëndrueshme do çojnë në përmirësimin e situatës”, shtoi drejtoresha e ISHP-së.

Artikulli i mëparshëmKomiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat ndaj COVID-19
Artikulli i radhësBasha: Në Shqipëri qytetarët kanë shpenzimet më të larta nga xhepi për shëndetësinë në Europë