Manastirliu konfirmon lajmin: Në Shqipëri qarkullon varianti britanik i Covid-19

0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se varianti i ri, ai britanik i Covid-19 ka mbërritur në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, ministrja shprehet se në bashkëpunim me një laborator i cili ndodhet në Ankara, ISHP ka konfirmuar se në disa prej tamponëve që janë ekzaminuar kanë qenë të infektuar variantin britanik të virusit.

“Në vlerësimin e e situatës janar-shkurt, në laboratorin e virologjisë janë analizuar kampionet PCR, laboratori ka përdorur kite specifike, të interpretuar të dhënat, dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë. Rezultatet treguan se kampionët janë të infektuara me variantin e ri, mbajnë shenjë të stacionit britanik. Ky mutacion është varianti britanik, që është në qarkullim në 70 vende. Dyshimet e arsyeshme që patën ekspertët e ISHP, që rritën transmetueshmërinë, është e konfirmuar që Shqipëria ka në qarkulli mvariantin britanik të COVID-19.”- tha Manastirliu.

Manastirliu ka konfirmuar gjithashtu se masat për kufizimin e përhapjes së COVID-19 nuk do të ndryshojnë.

Artikulli i mëparshëmBasha: Në Shqipëri qytetarët kanë shpenzimet më të larta nga xhepi për shëndetësinë në Europë
Artikulli i radhësGjendet i pajetë një 55-vjeçar, policia zbardh detajet: Dyshohet se është vrarë nga…