Mjeku Dhimitër Kraja zbulon arsyet përse është rritur numri i vdekjeve në moshat e reja nga COVID-19/ Ka disa faktorë!

0
Përse është rritur numri i vdekjeve në mosha të reja

Mjeku Dhimitër Kraja u shpreh sot se shtimi i fataliteteve te të rinjtë e prekur me Covid-19 ka ardhur pasi është rritur dhe numri i të infektuarëve. Kjo rritje e infektimeve, sipas tij, ka sjellë dhe rritjen e fataliteteve.

Një tjetër, faktor në rritjen e fataliteteve, mjeku Kraja tha se është dhe teprimi me kurimin në shtëpi të qytetarëve të infektuar, të cilët kur mbërrijnë në spital kura nuk jep efekt.

“Është shtuar numri i infeksioneve, dhe sigurisht do kemi forma të shtuara të rënda dhe vdekje që i përkojnë kësaj rritje.

Faktori i dytë është që e teprojnë disa persona me trajtimet në shtëpi. E tha dhe kolegu. Nëpër shtëpi dhe qytete, fshatra të ndryshme, njerëzit e teprojnë se mund të trajtohen në shtëpi. Vijnë vonë, dhe kalon koha kur mund të ndërhyjë spitali me protokollet e tij.

Ka dhe faktorë të tjerë, siç janë faktorët genetikë në gjithë botën”, tha Kraja.

Artikulli i mëparshëmGjendet i pajetë një 55-vjeçar, policia zbardh detajet: Dyshohet se është vrarë nga…
Artikulli i radhësNgjarje tronditëse në Astir/ Siriani me hanxhar në dorë kërcënon qytetarët