Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak çaste më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Një shtetas sirian me hanxhar në dorë ka kërcënuar disa njerëz pranë marketit.
Personi është neutralizuar më pas nga ana e punonjësve të Policisë.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar për Faxweb se janë tronditur dhe frikësuar nga kërcënimi i shtetasit sirian, dhe fatmirësisht ndërhyrja e policisë ka shmangur një tragjedi të mundshme.
Nuk bëhet e ditur se cili ka qenë shkaku i përshkallëzimit të situatës, por emigrantët e paligjshëm në vendin tonë janë shndërruar në një fenomen shqetësues, pasi të gjendur pa të ardhura, në jo pak raste ata hyjnë për të vjedhur në biznese, apo frikësojnë kalimtarët.