“Tetë javë përjashtim presidentit, 100.000 gjobë klubit”. Këto janë vendimet e Komitetit të Disiplinës

0

Në Superiore ka patur një ‘dele të zezë’ në javën e 23 dhe Komisioni i Disiplinës ka patur në fokus pikërisht klubin e Bylis, për atë që ndodhi gjatë ndeshjes kundër Teutës. Agresiviteti i treguar ndaj zyrtarëve të ndeshjes, fyerjet dhe presioni ndaj tyre, i kanë kushtuar tetë ndeshje përjashtim nga presidenti i mallakastriotëve Besnik Kapllanaj. “Për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti” shkruhet në motivacionin e Disiplinës. Në bazë të nenit 19 të KDS, Kapllanajt i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës. Nuk ka përfunduar me kaq, sepse edhe klubi i KF Bylis, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve për organizimin e ndeshjes, është dënuar me 100 mijë lekë gjobë. Ka shpëtuar vetëm me paralajmërim Vllaznia.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
KF Bylis, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 63, 64/1 dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Zyrtari i KF Pogradeci, Adrian Abazaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Flamurtari FC, Krenvioll Kreshpa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Tomori, Ervis Caco, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Brians U-17, Klodian Pjetri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Flamurtari FC U-19, Dhimitër Goxhaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Football Republic U-19, Kristian Dhembi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15, midis KF Luftëtari dhe Studenti. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
FK Skrapari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
Lojtari i SHS Albpetrol, Behar Balla, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Naftëtari, Ardjan Gega, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Egnatia U-17, Orgito Aliu, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Egnatia U-17, Aleksandër Ibraliu, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Egnatia U-17, Leonardo Gega, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Egnatia U-17, Alesio Tosku, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Bylis U-17, Kristi Merkaj, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Football Republic U-17, Marselo Gjuzi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Butrinti, Luciano Qurku, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Tirana B U-19, Xhuliano Markoci, për sjellje josportive dhe pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Lushnja U-17, Ronado Bufazi, për dhunë ndaj kundërshtarëve dhe për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 47/1/e dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Lushnja U-17, Enea Elezi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prestige, për rishikimin e vendimit nr. 21, datë03.2021 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Pas paraqitjes së fakteve dhe provave të reja, në bazë të nenit 108 të KDS, pika 6 e vendimit nr. 21, datë 02.03.2021 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës ndryshohet si më poshtë:
Urdhërohet riluajtja e pjesës së mbetur të ndeshjes së Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 midis Prestige kundër Çamëria, me të njëjtin rezultat që ishte në fuqi deri në momentin e ndërprerjes përfundimtare të saj nga ana e zyrtarit të ndeshjes.
Rrëzimin e pjesës tjetër të kërkesës.
Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për zbatimin e këtij vendimi.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besëlidhja, Edmond Hoxha, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Artikulli i mëparshëmDalin pamjet e momentit kur polici qëllon për vdekje Klodian Rashën (FOTO)
Artikulli i radhësPolicia e Shtetit reagon pas vizitës së Bashës në Kavajë: Respektoni masat antiCovid, ndryshe do të penalizojmë shkelësit