Flakët dhe tymi “pushtojnë” kroçeren nga ishullin e Korfuzit (FOTO + VIDEO)

0

Një kroçere është përfshirë nga zjarri në ishullin grek të Korfuzit. “MSC Lirica” ishte e ankoruar në portin e ishullit prej 30 janarit për shkak të qëndrimit dimëror.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, raporton “Protothema”.

Në bordin e anijes turistike ishin 51 anëtarë të ekuipazhit dhe asnjë nuk ka pësuar lëndime.

Kroçera po qëndronte në port që prej 30 janarit dhe do të qëndronte gjatë, pasi në këtë periudhë janë ndaluar lundrimet për arsye turistike për shkak të pandemisë.

Sipas mediave greke nuk dihen ende shkaqet, por zjarrfikësit po shkojnë në port ndërkohë që kroçera është dëmtuar në pjesën e djathtë prej flakëve.

Artikulli i mëparshëmEksportet britanike drejt Bashkimit Evropian ranë me 40% vetëm në janar
Artikulli i radhësSot pritet të mbërrijnë 38400 doza AstraZeneca, Manastirliu: Do nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve