Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka rikthesuar se lejet e drejtimit të shqiptarëve do të njihen si dokument zyrtar në Itali. Më tej, kryeministri shkruan se hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve.
“Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”, shkruan Rama.
Por më herët, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka njoftoi në rrjetet sociale se marrëveshje e shumëpritur do të firmoset në Tiranë javën e ardhshme.