Shell dyfishoi fitimet nga tregtimi i naftës gjatë vitit 2020. Bursa për datën 12 Mars 2021

0

Shell dyfishoi fitimet nga tregtimi i naftës së papërpunuar dhe asaj të rafinuar gjatë vitit 2020 krahasimisht me vitin 2019, duke kompensuar në këtë mënyrë disa nga efektet negative të kolapsit në marzhet e rafinimit dhe kërkesës për karburant gjatë pandemisë.

Raporti i detajuar vjetor i Shell për vitin 2020 këtë javë tregoi se fitimet e saj u rritën në gati 2.6 miliardë dollarë, dyfishi i 1.3 miliardë dollarëve të fitimeve gjatë 2019-s.

Fitimet totale në sektorin e Produkteve të Naftës u ulën në 5.995 miliardë dollarë në vitin 2020, krahasuar me 6.231 miliardë dollarë fitime në 2019. Tregtimi dhe Furnizimi përbënin 43 përqind të fitimeve prej 5.995 miliardë dollarë vitin e kaluar, ose 2.58 miliardë dollarë.

Për ta krahasuar, Trading & Supply përfaqësoi 21 për qind të fitimeve të vitit 2019 prej 6.231 miliardë dollarësh, duke sjellë 1.3 miliardë dollarë në vitin e fundit normal ’para pandemisë.

Bursa për datën 12 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA654.50+ 4.75
DIESEL546.50+ 5.25
BRENT69.29+ 0.12

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmJustin Bieber: Nuk përdor më celular
Artikulli i radhësJa kush është personi që terrorizoi Divjakën! Qëlloi me armë zjarri policinë, neutralizohet nga RENEA (EMRI+DETAJET)