Shqipëria nënshkruan marrëveshjen/ Vlora kthehet në qendër rajonale për LNG

0

Në një njoftim në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimin me SHBA për të futur në vend gazin e lëngshëm natyral (LNG) nga Amerika.

Sipas marrëveshjes, TEC-i i Vlorës shndërrohet në LNG, duke ndërtuar një terminal të ri gazifikimi dhe shpërndarje të gazit të lëngshëm natyral ndërkohë që vetë qyteti bregdetar shndërrohet në HUB rajonal për gazin e lëngshëm.

STATUSI NGA EDI RAMA

LAJM I MIRË

Një zhvillim fantastik për Energjitikën Shqiptare dhe një sukses domethënës për marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikan. Nënshkrim i marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Shqipërisë e SHBA, përmes Ministrisë së Infrastruktuës e Energjisë dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri. Një projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm

Artikulli i mëparshëmKëtë vit kanë lindur më shumë binjakë se kurrë më parë
Artikulli i radhësDropull, gjendet i pajetë në garazhd muzikanti