Pas ndërhyrjes së presidentit Ilir Meta, policia është tërhequr nga zyrat e FRD-së.
Por po nuk vonuar dhe përgjigja e Veliajt, i cili si zakonisht porosit televizionet që ta marrin në telefon dhe të reagojë.
Duke folur në News24, Veliaj u shpreh se FRD-së nuk i takon zyrë, por nuk shpjegoi dot se pse deri më tani i kishte lënë ambientet, dhe kur sapo doli në opozitë kërkon ti marrë ambientet.
‘Sipas ligjit për partitë politike, partitë që nuk kanë asnjë mandat parlamentar dhe as 1% të votave të popullit, nuk e detyrojnë dot bashkinë’.
Veliaj hodhi edhe akuza ndaj Metës duke e cilësuar si të çmendur dhe një burrë të dhunshëm, të cilit kryebashkiaku i Tiranës tha se mund ti ofronte rehabilitim.
‘Burrat e dhunshëm, ata të alkoolizuar, jemi gati t’iu ofrojmë programe falas për rehabilitim, secili duhet të ketë një shans të dytë dhe ne jemi të gatshëm t’ua japim’, tha Veliaj.
Nuk ka vonuar dhe përgjigja e presidencës me anë të zëdhënësit, Tedi Blushi:
Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë.
O vemje, mbaj shënim:
1. Nuk ke për t’i shpëtuar KURRË dënimit mbarëqytetar, as për shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera.
2. MOS GUXO MË të bësh veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër Opozitës, se do të dorëzojmë te gjykatësi popull o horr gjirizash dhe t’i besoj e kupton mirë se çdo do të thotë kjo.