Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rikujtuar qytetarët se Shqipërinë e ndajnë 42 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit duke riktheksuar nevojën për një ndryshim në qeverisjen e vendit. Kësaj radhe Basha ka publikuar raportin e Eurostat.
Sipas Bashës, Shqipëria është vendi që ka pagën më të ulët minimale në Europë. Edhe ky fakt për liderin demokrat dëshmon mbi dështimin e Ramës në 8 vite qeverisje.