Bayern marshon drejt titullit, Werder Bremen ‘viktima’ e radhës

0
Bayern marshon drejt titullit, Werder Bremen ‘viktima’ e radhës

Bayern Munchen ka vijuar serinë e fitoreve.

Bavarezët kanë mposhtur 3-1 Werder Bremen e Milot Rashicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në bundesliga.

Leon Goretzka i dha avantazhin skuadrës në min (22’), i ndjekur nga Segre Gnabry min (35’). Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Bayernit 2-0 ndaj Werder Bremen.

Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket golave, Robert Lewandowski shënoi në min (67’), ky ishte goli 32-të në Bundesliga këtë sezon. Për vendasit, realizoi Fullkrug realizoi në min (86’).

Pas kësaj fitore, Bayern pozicionohet në vendin e parë me 58 pikë të grumbulluara, 5 më shumë se ndjekësit e RB Leipzig.

Artikulli i mëparshëmTeuta zhgënjen në “Niko Dovana”/ Kastrioti i merr një pikë
Artikulli i radhësReali fitore me ‘frymën e fundit’, Benzema heroi i madrilenëve