E bujshme! Anila Hoxha nxjerr detajet: Ja kush është 23-vjeçari që ekzekutoi Behar Sofian në mes të Tiranës

0
E bujshme! Anila Hoxha nxjerr detajet: Arrestohet në Malin e Zi

Një 23 vjeçar, të cilit ende nuk i dihet identiteti është në duart e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian në qendër të Tiranës. Mësohet se 23-vjeçari është vënë në pranga në Mal të Zi, autoritetet e të cilit e kanë ekstraduar në vendin tonë, në mesditë.

Anila Hoxha bën me dije se 23-vjeçari dyshohet se ka ekzekutuar Behar Sofian, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 25 shkurtit, pranë Piramidës në Tiranë.  23-vjeçari është nga periferia e Tiranës, por për arsye hetimore, ende nuk është zbardhur identieti i tij.

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e 25 shkurtit te Piramida. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i përfshirë në trafikun lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.

Artikulli i mëparshëmDyshohet se ka fjetur i dehur në makinën e ndezur/ Zbardhet vdekja e muzikantit në Dropull
Artikulli i radhësDoni të kontrolloni shëndetin tuaj në një minutë? Ju mjafton vetëm një lugë…