Gazetarja e njohur bën deklaratën bombë/ Vrasësi i Sofisë harroi celularin:‘Do arrestohen emra shumë të njohur të biznesit dhe…’

0

Janë zbardhur detaje te reja në lidhje me krimin e rëndë që tronditi krqytetin pak ditë më parë ku mbeti i vdekur një bzinesmen pasi u qëllua me 2 plumba vetëm paka metra larg shtëpisë së tij në qender të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur në rubrikën “Opinion”, në Neës24, detaje të reja mbi zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Behar Sofia, në mes të Tiranës. Ajo tha se është hera e tretë që polumbarët e RENEA-s bëjnë kërkime në Lumin e Lanës për gjetjen e armës së krimit, që do të ishte provë shumë e fortë për hetuesit.

“Është hera e tretë që polumbarët e RENEA kryejnë kërkime për armën e krimit në Lumin e Lanës. Më herët kontrollet e RENEA-s nuk kanë dhënë rezultat. Gjetja e armës së krimit do të ishte një provë e shtuar e hetimit, për të pasur pastaj prova të pakundërshtueshme. Ndihma më e parë iu është dhënë hetuesve nga kamerat e sigurisë, përmes së cilave është ndjekur itinerari i autorit. Përveç rrobave, te Liqeni është gjetur dhe një celular i autorit.

Në Lanë ka pasur vetëm pamje filmike të autorit, pra karakteristika trupore të tij. Ndërsa te provat te Liqeni janë gjetur provat e ADN-së. Autori ka dhe një vëlla binjak, ndaj dhe hetuesit e kanë pasur të vështirë të bëjnë identifikimin.

Te celulari i gjetur te Liqeni janë zbërthyer të gjitha kontaktet, ku rezultonte se autori rrinte në zonën e Bërrylit, ndërsa vëllai binjak në Kërrabë. Vëllezërit i kishin prindërit të divorcuar dhe njëri rrinte me të atin, tjetri me të ëmën. Ernejt Shyti është filmuar nga një kamera sigurie, ku rezultonte se ai jetonte me nënën e tij. Duke pasur këtë kamera sigurie, lëvizjet e tij, që zbuloheshin nga celulari, është arritur të personalizohet nga binjaku, i cili jetonte te babai në Kërrabë”, u shpreh gazetarja.

Më tej, gazetarja Lala foli për grupin e vrasësve, duke thënë se ata janë një grup që vepronin për interesa, pra për para, ndërsa urdhëruesit e vërtetë nuk janë zbuluar ende.

“Bëhet fjalë për një grup vrasësish me pagesë, pra biznesmeni është ekzekutuar nga një bandë me pagesë. Më kryesori nga të arrestuarit është Skënder Vathi, që ka organizuar vrasjen e Behar Sofisë. Përmes personit të tij, Leonar Xhixha, ka rënë në kontakt me Xhuljano Vishën, të dy këta të fundit emra të njohur për drejtësinë. Ky i fundit njihej më herët me ekzekutorin Ernejt Shyti. Këtij të fundit i janë dhënë të dhëna për personin, fotografia, arma e krimit, i është premtuar edhe shuma prej 50 mijë eurosh. Ai ka survejuar për një kohë të gjatë shënjestrën, i cili ishte prekur nga koronavirusi dhe ka qëndruar për 19 ditë i izoluar në banesë. Autori e ka pritur ditë të tëra dhe në momentin që ka dalë nga banesa, e ka qëlluar me dy plumba, duke e lënë të vdekur”.

“Ky është një grup kriminal, që ka vepruar për interes, pra kundrejt pagesës, por policia dhe prokuroria nuk kanë vajtur ende tek urdhëruesit e vrasjes. Arrestimi i këtyre personave dhe fakti që ekzekutori është penduar dhe ka pranuar krimin është lehtësim i policisë. Ai është bërë tashmë i penduar i drejtësisë. Pista kryesore e hetimit ka të bëjë me prishjen e pazareve të trafikut të heroinës, sepse Behar Sofia ishte një person me shumë dritëhije, kishte lidhje shumë të forta me një grup kriminal, bashkë me të vëllanë. Nëse shkohet tek urdhëruesit, mund të kemi emra shumë të njohur të botës së krimit dhe të biznesit, të cilët mund të shkojnë prapa hekurave”, shtoi gazetarja Lala.

Artikulli i mëparshëm‘Për vete u vaksinove me Pfizer, mësuesve po ju bë AstraZeneca’/ Komentuesit akuzojnë Ramën në Facebook
Artikulli i radhësMan City ‘blindon’ vendin e parë, mposht Fulhamin