Gazetarja Edona Haklaj i përgjigjet gjestit të Ramës: Me veprimin që bëre, ke borxhe për të larë!

0

Pasi është shtyrë nga kryeministri Rama sepse nuk mbante maskë, gazetarja Fax News, Edona Haklaj pranoi se ishte gabim, por e ka quajtur të padrejtë vendimin e kryeministrit për ta larguar duke e shtyrë me duar. Haklaj tha se ka pranuar të bindet pasi nuk donte t’i jepte shkas kreut të qeverisë që “të grricej” siç shprehet ajo.

“Kryeministrit, me të drejtë i bëri përshypje mungesa e maskës sime, (edhe pse përdora shallin si barrierë mbrojtëse) dhe pa të drejtë më shtyu në formë urdhëruese për të shkuar dhe për të marrë maskën Unë i përkas kulturës, dhe reagimi im ndaj liderit suprem ishte në te njëjtën formë, me një largim të qetë, sikur asgjë nuk ndodhi. Duke e njohur mirë kryeministrin, marrëdhenien e tij me medien, nuk doja që ai të gjente një rast për tu grricur, as një arsye për t’u bërë lajm”

Gazetarja thotë se është e ndërgjegjshme se i ka borxh shtetit për shkeljen, por se kryeministri me veprimin e tij “ka shumë borxhe për të larë”.

“Ama, unë me veprimin tim sot mund ti kem një borxh shtetit për shkeljen e aktit administrativ për mosmbajtjen e maskës, ndërsa kryeministri me veprimin e tij ka shumë borxhe për të larë”

Incidenti ndodhi në nisje të procesit të vaksinimit. “Po ti pse s’mban maskë”,-i tha Rama gazetares dhe ajo iu përgjigj. “E kam harruar në makinë” duke vendosur shallin para fytyrës. Ndërkohë kryeministri e urdhëroi “Shko në makinë, ik merre”.

Ajo vijoi të mbante mikrofonin duke mos iu përgjigjur më kryeministrit, derisa ky i fundit nisi ta shtyjë me duar duke e larguar.

Artikulli i mëparshëmRama largon me forcë gazetaren që ishte pa maskë/ Reagon PD: Akt i dhunshëm!
Artikulli i radhës”100 dështimet e Ramës”/ Basha: Shqipëria ka pagën më të ulët minimale në Europë